Amir Rrahmani bëhet pjesë e “Serie A”!

Amir Rrahmani shumë shpejt pritet të luajë përkrah shumë futbollistëve shqiptarë në Serinë A. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, që aktualisht luan me Dinamo Zagrebin në Kroaci, është shumë pranë marrëveshjes me Veronën e sapongjitur në elitën e futbollit italian.

Konfirmimet vijnë nga Belgjika, ku ai ka refuzuar  ekipin e Standart Liezh, por edhe nga vetë Italia, ku mediat vendase insistojnë se për futbollistin është bërë gati një kontratë katërvjeçare. Adrian Aliaj, menaxheri i lojtarit, bëri të ditur për mediat italiane se kishte diçka konkrete në mes, pro për vendimin përfundimtar rreth transferimit nga Dinamo Zagreb, duheshin pritur edhe dy ditë.

“Nuk mund të them shumë gjëra, janë dy ekipe që e ndjekin. Po flasim por nuk kemi marrë ende asnjë vendim. E konfirmoj se ka interes nga Italia, por duhet të presim dy ditë për vendimin përfundimtar. Atij i pëlqen futbolli italian, por kemi kërkesa edhe nga klube të tjera të cilat janë shumë të avancuara. Shpresoj që në ditët e ardhshme të qartësohet gjithçka”.

Një kroat si Juriç në pankinë?

”Ivanin e njoh mirë pasi kemi luajtur bashkë te Hajduk Split kur ishim të rinj. Për mua, si menaxher, është pozitive që Juriç është trajneri, pasi mund t’i lejojë lojtarit të integrohet më mirë. Është absolutisht pozitive prania e Juriç si trajner, por e përsërit se ende nuk kemi marrë një vendim. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai është një lojtar i gatshëm për futbollin italian”, tha Aliaj. (vipsport.al)

Leave a Reply