Demir Imeri i ka dhënë fund aventurës në futbollin maltez, duke ndërprerë kontratën me skuadran e Mosta FC, njofton “infOSport.mk”. Imeri te kjo skuadër arriti janarin e këtij viti, ndërsa edhe pse kishte kontratë deri qershorin e vitit 2020, vendosi ta prish të njëjtën, duke kërkuar sfida të reja në karrierën e tij.
Te Mosta FC, 23-vjeçari Imeri u transferua nga rradhët e skuadrës finlandeze të Kemi Kings, ndërsa për një vit të plotë (edicioni 2017/2018) ishte pjesë e skuadrës së Kamzës në Superligën shqiptare.
Imeri me skuadrën malteze regjistroi 6 ndeshje, duke realizuar 3 gola, përfshirë këtu edhe një ndër golat e tij më të bukur të karrierës, atë kundër skuadrës së Floriana gjatë muajit prill.
Ish futbollisti i Shkëndijës, Demir Imeri, shpërrthen me një super gol në futbollin maltez
Ish futbollisti i Shkëndijës, Demir Imeri, shpërrthen me një super gol në futbollin maltez
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 7 април 2019 г.
Ndryshe Imeri karrierën e kishte nisur në vendlindje me skuadrën e Vëllazërimit të Kërçovës, për tu transferuar më pas te Rabotniçki si 17-vjeçar, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Shkëndijës, nga e cila skuadër ishte huazuar edhe te Renova dhe Horizont Turnova.