Bomba e ditës, djali i Rivaldos i ofrohet Struga Trim Lum!

Një bombë lajm vjen nga ekipi i Struga Trim Lum, në adresë të të cilëve ka arritur një ofertë për transferimin e Rivaldo Vítor Borba Ferreira Júnior – RIvaldinjo, ndryshe djali i legjendës braziliane të Barcelonës, Rivaldo.

Në dokumentin e siguruar nga “infOSport.mk” shihet qartë se kompania menaxheriale “BB Football Agency”, pjesë e së cilës është edhe agjenti personal i Rivaldinjos, Bergi, u ka ofruar drejtuesve të Struga Trim Lum, shërbimet e 24-vjeçarit, që aktualisht është në pronësi të skuadrës bullgare të Levski Sofjes.

Ai së fundmi luajti në formë huazimi te skuadra rumune e Vitorul, ndërsa gjithashtu në Rumani kishte veshur edhe fanellën e Dinamo Bukuresht.

Rivaldinjo ka kontratë me Levski Sofjen deri verën e vitit 2020, mirëpo si duket skuadra bullgare nuk konsideron në shërbimet e tij për sezonin e ri.

Mbetet e paqartë, nëse Rivaldinjo do të luante në formë huazimi te Struga Trim Lum, apo do të blihej kartoni i tij nga ana e drejtuesve të skuadrës strugane, mirëpo një gjë është e qartë, një transferim i këtillë do ti shërbente shumë Struga Trim Lum për tu afirmuar shumë më shpejtë, pasi me siguri se kjo skuadër do të merrte vëmendje shumë të madhe që në sezonin e saj debutues në mesin e më të mirëve, transmeton “infOSport.mk”.

Rikujtojmë kjo skuadër ditë më parë siguroi shërbimet e sulmuesit të Renovës, Emran Ramadani, ndërsa afër marrëveshjes janë edhe me veteranin, Artim Pollozhani, dy emra këto mjaft ë njohur për futbollin vendor.

Leave a Reply