Mbrojtësi shqiptar me origjinë nga Tetova, Riza Durmishi vetëm pas një viti të kaluar në “Serie A” me skuadrën e Lacios mund të ndryshojë mjedis.
25-vjeçari Durmishi i cili përfaqëson Danimarkën në arenën ndërkombëtare, nuk ka arritur të tregojë vlerat e tij siç duhet me Lacion, për shkak dëmtimesh. Por gjithsesi, paraqitjet që ka dhuruar kanë bindur gjigantët francez të Olimpik Marsejës, që dëshiron të bëjë për vete futbollistin shqiptarë.
Sipas “L’ Equipe”, Olimpik Marseja është vënë në kërkim të një mbrojtësi krahu dhe ka piketuar pikërisht futbollistin e Lacios si një alternativë të mundshme me një kosto jo shumë të lartë.
Kartoni i Durmishit aktualisht përllogaritet në 4 milionë euro, shumë kjo që shihet si e kapshme për drejtuesit e skuadrës nga “Velodrome”, që edicionin e fundit në “Ligue 1” e mbylli në pozitën e 5-të.
Durmishi Lacios iu bashkua nga rradhët e Betisit, ndërsa në sezonin e tij debutues me fanellën e Lacios regjistroi gjithsej 19 paraqitje, 10 prej gtë cilëve në “Serie A”.