Kundërshtari i vitit të kaluar të Shkëndijës në eliminatoret e Ligës së Kampionëve Europian, Nju Seints nga Uellsi, është kundërshtari i mundshëm i skuadrës kampione të Kosovës, Feronikelit, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani, njofton “infOSport.mk”.
Megjithatë për të arritur që drenicakët të përballen me Nju Seints, fillimisht do të duhet të kalojnë raundin paraeliminatorë.
Kundërshtarë i parë i Feronikelit në raundin paraeliminatorë është skuadra e Linkoln Red Imps nga Gjibraltari, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër do të përballen Sp Tre Pene dhe Santa Koloma. Fituesi i përgjithshëm i këtij raundi do të përballet me Nju Seints me datë 9/10 korrik në ndeshjen e parë, teksa ndeshja kthyese në program do të jetë pas një jave.