Pas Shkëndijës, edhe skuadra kampione e Shqipërisë, Partizani ka mësuar emrin e kundërshtarit në rrethin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.
Kundërshtarë i të “kuqve” nga Tirana do të jetë skuadra e njohur azere e Karabagut, pjesë e së cilës vite me rradhë ishte reprezentuesi shqiptarë, Ansi Agolli, ndërsa një periudhë luante edhe shkupjani, Muarem Muarem.
Ndeshjen e parë Partizani do ta zhvillojë si vendas me 9/10 korrik, ndërsa atë kthyese në transfertë me 16/17 korrik.