Shkëndija ka mësuar emrin e kundërshtarit në kuadër të raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.
Kundërshtarë i “kuqezinjëve” në këtë fazë do të jetë Nõmme Kalju nga Estonia. Është ky një short i mirë për skuadrën nga Tetova, që bënte pjesë në listën e skuadrave bartëse.
Ndeshjet e para në program janë me 9/10 korrik, ndërkohë ato kthyese me 16/17 dhe korrik.