Muhamed Useini është futbollisti i rradhës që do të largohet nga Renova. Mesfushori tetovar është joshur nga disa oferta nga Kosova dhe Shqipëria, aty ku kishte bërë një eksperiencë të jashtëzakonshme me ekipin e Flamurtarit nga Vlora.
Megjithatë kësaj rradhe nuk bëhet fjalë për këtë skuadër, ndërsa burime të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se për Useinin interesohen dy skuadra me peshë në futbollin shqiptarë, ndërsa gjithashtu 30-vjeçarin ka joshur edhe një ofertë e majme nga një skuadër kosovare që garon në Superligë.
Useini te Renova u rikthye gjatë merkatos së dimrit, edhe atë vetëm pasi fitoi gjyqin në FIFA me Flamurtarin, ndërsa në 12 paraqitje sa bëri me skuadrën nga Xhepçishti ai realizoi 3 gola, duke u shndërruar shumë shpejtë në një lider në mesfushë.
Muhamed Useini përveç me Renovën dhe Flamurtarin, gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Rabotniçkin dhe klubin e tij të fëmijërisë, Shkëndijës.
Rikujtojmë ditë më parë nga Renova u larguan edhe Bashkim Velija, Xhelil Abdulla dhe Emran Ramadani.