Prej nesër edhe zyrtarisht starton merkatoja në LPFM

Prej nesër (15 qershor) edhe zyrtarisht starton merkatoja e futbollistëve në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. E njëjta do të zgjasë deri me 31 gusht, një periudhë kjo bukur e mirë për drejtuesit e skuadrave për të përforcuar skuadrat e tyre, edhe pse disa prej tyre veçmë kanë filluar të bëjnë një gjë të tillë.

FC Shkupi ditë më parë promovoi Fatjon Jusufin, ish futbollistin e Renovës, që erdhi nga rradhët e skuadrës armene të Shirak, ndërsa me emra të rinj mund të lëvdërohen edhe Akademia Pandev, që transferoi Gjorgji Tanushevin e Pobedës dhe Makedonija Gj.P, që transferoi brazilianin Augusto Fernando.

Skuadra e vetme që nuk do të ketë mundësinë e transferimeve të futbollistëve të rinj është Vardari, kjo për shkak pezullimit nga ana e FIFA-s për rastin Maksimov.

Leave a Reply