Ademi dhe Bilali largohen nga Makedonija GJ.P.

Ilirid Ademi dhe Sabit Bilali nuk janë më pjesë e Makedonija GJ.P. Që të dyve u përfundoi kontrata me skuadrën shkupjane, ndërsa pasi e njëjta nuk u vazhdua, që të dy tashmë janë futbollistë të lirë.

Drejtuesit e Makedonija GJ.P, siç mëson “infOSport.mk” u kishin ofruar kontrata të reja një vjeçare që të dy futbollistëve, mirëpo dëshira e tyre për sfida të reja kishte bërë që ata të mos pranojnë të njëjtat.

“Është e vërtetë se më ofruan kontratë të re një vjeçare, mirëpo vendosa të mos e vazhdojë pasi dua të kem minutazh më të madhe në një skuadër të re. Për momentin nuk ka asgjë konkrete, mirëpo besoj se sërish do jem pjesë e elitës së futbollit në vend” – tha enkas për “infOSport.mk”, Ilirid Ademi.

Sulmuesi 24-vjeçar te Makedonija GJ.P erdhi verën e vitit të kaluar nga Gostivari, njëjtë sikurse edhe Sabit Bilali. Ademi me fanellën “verdhekuq” regjistroi 22 paraqitje, 2 gola dhe 2 asiste, teksa mesfushori Bilali zhvilloi 34 paraqitje, duke regjistruar edhe 4 asiste për gol.

Leave a Reply