Demiri prezantohet te Zhilina

Besir Demiri edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i skuadrës së njohur sllovake të Zhilinës. Siç mëson “infOSport.mk”, shkupjani Demiri me Zhilinën ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, ndërsa për transferimin e tij portali ynë kishte shkruar që ditë më parë.

“Nënshkruajtëm me një skuadër me traditë dhe renome në futbollin europian, që para vetes ka projekte afatgjate dhe qëllim kryesor ka shitjen e futbollistëve. Ishte shumë e lehtë për të vendosur edhe pse kishim edhe disa opcione tjera, por fakti që edhe unë më parë kam luajtur në futbollin sllovak me MFK Koshice, bënë që neve të marrim këtë vendim, pasi e njoh nga afër skuadrën e Zhilinës. Drejtuesit e kësaj skuadre kanë insistuar shumë për Demirin, duke na ofruar kushte që në fund na bindën. Mund të them se transferimi i Demirit te kjo skuadër nuk ëhstë një transferim i thjeshtë, por investim edhe për vetë klubin” – tha enkas për “infOSport.mk” menaxheri i Besir Demirit, tetovari Shaqir Rexhepi.

Demiri menjëherë pritet ti bashkohet skuadrës, për tu përgatitur për startin e sezonit të ri në elitën e futbollit sllovak, që starton me 20 korrik, ndërsa ndeshjen e parë me fanellën e skuadrës së Zhilinës, tashmë ish futbollisti i Mariupol do ta zhvillojë kundër ish skuadrës së tij, Shkëndijës në Slloveni.

Leave a Reply