Më 7 shtator, në Abu Dhabi do të zhvillohet eventi UFC-242 në artet marciale mikse, ku sfida kryesore është ajo për titullin kampion bote në peshën e lehtë.
Përballë njëri-tjetrit janë kampioni në fuqi Khabib Nurmagomedov dhe kampioni i përkohshëm Dustin Piorier.
Për rusin kjo është sfida e parë që pas eventit UFC-229, ku mposhti me “submission” Konor McGregor.
Nurmagomedov u pezullua 9 muaj për incidentin pas duelit me stafin e irlandezit, pezullim që përfundoi më 6 qershor. Tashmë kur gjithçka ka përfunduar, Nurmagomedov do të ketë mundësinë që të tregojë cilësitë e tij ndaj Piorier, ndaj të cilit futet si favorit i madh.
“Di të them që kjo nuk do të jetë sfida ime e fundit në kafaz”, tha Nurmagomedov, i cili gjatë karrierës së tij ka 27 fitore dhe asnjë humbje, ndërsa në pyetjen rreth një revanshi kundër McGregor, ai erdhi me përgjigje: “Në 3 vitet e fundit ai ka fituar vetëm një duel në boksin amator. Ndaj meje dështoi dhe në kafaz m’u lut që të mos e vrisja. Ndaj, nuk shoh asnjë arsye që të zhvillojmë revanshin. Për të qenë më i madhi në UFC më duhet të mposht sportistë si Dustin, Ferguson apo Georges St-Pierre”.