Roma zyrtarizon trajnerin e ri

Roma ka një trajner të ri. Klubi verdhekuq ka zyrtarizuar Paulo Fonseca-n, i cili ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me verdhekuqtë.

“Jam entuziast dhe i motivuar, besoj se bashkë do të mund të ndërtojmë diçka të veçantë”, ka deklaruar ish-trajneri i Porto-s dhe Shakhtar Donetsk-ut, ndërsa presidenti Pallotta i ka dhënë mirëseardhjen me këto fjalë: “I ri, por ambicioz dhe me mentalitet fitues”.

Roma i ka paguar rreth 2 milionë euro Shakhtar-it për ta lënë të lirë teknikun, i cili do të fitojë 2,5 milionë euro në vit nga kontrata e nënshkruar me klubin verdhekuq.

46-vjeçari Fonseca vjen nga një eksperiencë në Ukrainë që i ka dhuruar shtatë trofe (3 kampionate, 3 Kupa të Ukrainës dhe një Superkupë të Ukrainës), që i shtohen Superkupës së Portugalisë të fituar me   Porto-n dhe Kupës së Portugalisë të fituar me Braga-n.

“Jam shumë i lumtur që jam bërë trajner i Roma-s, – ka thënë Fonseca për faqen zyrtare të klubit, – dhe dua të falënderoj klubin për mundësinë. Jam i motivuar dhe pres me padurim që të transferohem në Romë që të takohem me tifozët dhe të filloj punën”.

 

Leave a Reply