Super Kosova bënë krenar gjithë shqiptarët

Super Kosova mund Bullgarinë, duke dëshmuar edhe njëherë tjetër se bëhet fjalë për një skuadër me zemër të madhe, që nuk ka respekt për asnjë kundërshtarë, pavarësisht emrit që ka përballë, shkruan “infOSport.mk”.

Ashtu ndodhi edhe sonte në Sofje të Bullgarisë, aty ku djelmoshat “dardan” shënuan fitore 3:2. Milot Rashica, njëjtë sikurse në Podgoricë, shënoi golin e parë për Kosovën në minutën e 14-të, gol ky që ishte valid deri në minutën e 43-të, kur  Ivelin Popov shënoi një super gol në rrjetën e Muriç për barazim të rezultatit në 1:1.

Ishte ky rezultati i 45 minutave të para, ndërsa saktësisht pas 10 minutave lojë në pjesën e dytë Bullgaria shënoi edhe golin e dytë, që erdhi me anë të mbrojtësit Dimitrov, që përfitoi nga një harkim nga rivënia nga këndi e Nedelev.

Mirëpo pas këtij goli gjithçka foli në të mirë të Kosovës, skuadër kjo që nuk u dorëzua deri në fund, duke krijuar shumë raste shënimi.

Pas një depërtimi të bukur individual të Milot Rashicës, ky i fundit në afërsi kombinoi me Benjamin Kolollin, i cili harkoi mjaft mirë në zonën kundërshtare, aty ku zotëronte Vedat Muriqi, që me kokë shënoi për barazim të rezultatit në 2:2. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 64-të, ndërsa po i njëjti futbollistë vetëm disa minuta më vonë shënoi edhe një gol tjetër, dhe sërish me kokë, mirëpo i njëjti u anulua për shkak pozitës jashtë loje.

Pasuan shumë raste të futbollistëve “dardan”, para se të vinte ai momenti final i Elbasan Rashanit, i cili pas atyre rasteve të humbura në fund përmirësoi veten dhe shënoi atë gol të shumëpritur për gjithë shqiptarët ane mbanë Botës.

Në fund Kosova 3, Bullgaria 2, fitore e parë për “dardanët” në eliminatoret e Eurpianit të vitit 2020, që hap rrugën e tyre drejt ëndërrës së madhe, kualifikimin në një eveniment të rëndësishëm futbollistik.

Pas 3 xhirove në grupin “A”, Kosova me 5 pikë renditet në pozitën e tretë pas dyshes Angli, Çeki, që kanë nga një pikë.

Leave a Reply