Koret raciste nuk ndalen as në vitin 2019-të. Skena të turpshme janë regjistruar sot në kryeqytetin e Bullgarisë Sofje vetëm dy ditë para sfidës mes Bullgarisë dhe Kosovës për grupin A kualifikues të Euro 2020. Kosova po kryente stërvitjen në stadiumin e CSKA-së së Sofjes, dhe në momentin që kishte mbyllur përgatitjet, disa prej lojtarëve po bëheshin gati për të dhënë intervista, nga jashtë stadiumit ishin dëgjuar thirrje raciste nga disa tifozë bullgarë, të cilët bërtisnin: “Vdekje për shqiptarët”.
Duke parë këtë situatë, lojtarët dhe stafi i Kosovës ndërprenë dhënien e intervistave, dhe u futën menjëherë në autobus për të shkuar drejt hotelit ku po qëndron ekipi.