Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka regjistruar fitore me rezultat 1:0 ndaj Finlandës në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar në Tërnavë të Sllovakisë. Përfaqësuesja e Shpresave e udhëhequr nga Blagoja Milevski dominoi gjithë takimin, duke fituar ndeshjen me plot meritë.
Golin e vetëm dhe të fitores për Maqedoninë e realizoi Vane Jovanov në minutën e 4-t të takimit, ndërsa në vijim kishin edhe disa raste shumë të mirë për të rritur avantazhin, por që nuk arritën të realizojnë. /InfOSport.mk