Plotë 8 klube shqiptare do na prezantojnë në Europë!

Njëjtë sikurse sezonin e kaluar, edhe këtë edicion shqiptarët në garat europiane do të përfaqësohen nga plotë 8 klube, shkruan “infOSport.mk”.

4 klube nga Shqipëria, dy nga Kosova dhe dy nga Maqedonia e Veriut do të na përfaqësojnë në dy garat më të rëndësishme europiane, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës.

Tre prej tyre, Partizani nga Shqipëria, Shkëndija nga Maqedonia e Veriut dhe Feronikeli nga Kosova do të na përfaqësojnë në ndeshjet elimiantore të Ligës së Kampionëve, derisa Kukësi, Teuta dhe me shumë gjasa Tirana, si finaliste e Kupës nga Shqipëria, Prishtina nga Kosova dhe FC Shkupi nga Maqedonia e Veriut do të në përfaqësojnë në ndeshjet eliminatore të Liga Europa.

Shkëndija bënë pjesë në mesin e skuadrave bartëse, ashtu që në xhiron e parë kualifikuese kjo skuadër do të has në një kundërshtarë më të lehtë, ndërsa Partizani dhe Feronikeli do të kenë kundërshtarë më të vështirë që në start për shkak koeficinetit të tyre të ulët.

Rikujtojmë skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut në tre vitet paraprka arrinte të luante deri në ndeshjet e “play-off” të Liga Europa, ndërsa Skënderbeu mbetet klubi që ka pasur suksesin më të madh, duke luajtur në fazën grupore të Liga Europa.

Leave a Reply