Futbollistët e FC Shkupit sot përsëritën suksesin e vitit të kaluar, duke kapur në çastin e fundit trenin për në ndeshjet e Liga Europa njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Çairi në ndeshjen e fundit të javës së 36-të mundi Rabotniçkin në arenën “Todor Proeski” me rezultatin 2:1, edhe atë duke iu falënderuar “dopietës” së turkut Berat Xhonatan Ustabashi, i cili fillimisht në minutën e 88-të barazoi shifrat në 1:1, ndërsa në minutën e 92-të shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores.
Golin e vetëm për Rabotniçkin në këtë ndeshje e realizoi Bazhe Ilijoski, ish sulmuesi i FC Shkupit, i cili në minutën e 84-të shënoi golin e parë në këtë përballje.
Me të fërshëlluar nga ana e arbitrit kryesor, festë e madhe në taborin e “bardheklatërve”, të cilët nuk mund ta besonin se i’a arritën qëllimit, ndërsa festa vazhdoi edhe në stadiumin e Çairit, aty ku tifozët mirëpritën heronjtë e tyre. Pjesë e festës u bë edhe kryetari i Komunës së Çairit, njëherit ish trajner i FC Shkupit.
"Shvercerat" mirëpresin heronjtë e tyre në Çair
"Shvercerat" mirëpresin heronjtë e tyre në Çair
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 май 2019 г.