Para fillimit të ndeshjes midis Renovës dhe Shkëndijës të gjithë vëmendjen e morri kapiteni legjendarë i skuadrës nga Xhepçishti, Fisnik Nuhiu, i cili sot edhe zyrtarisht i thotë lamtumirë futbollit aktiv, njofton “infOSport.mk”.
Me këtë rast drejtuesit e Renovës në shenjë mirënjohje i dhuruan një plakatë, ku qëndronte numri 10-të, që e mbante vite me rradhë në fanellën e tij, ndërsa të njëjtën i’a dhuroi drejtori sportiv, Lirim Saiti.
Pikërisht me këtë të fundit, Fisnik Nuhiu në të ardhmen do të ushtrojë detyrën e drejtorit sportiv te Renova, pjesë e së cilës skuadër ishte për 14 vite e gjysmë.
Lamtumira e Fisnik Nuhiut, nderohet kapiteni legjendarë i Renovës
Lamtumira e Fisnik Nuhiut, nderohet kapiteni legjendarë i Renovës
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 май 2019 г.
Nuk munguan nderimet edhe nga Shkëndija, të cilët përmes trajnerit të tyre Qatip Osmani, i dhuruan Nuhiut një buqet lule, ndërsa nuk munguan nderimet edhe nga familjarët e Nuhiut, ndërsa në momentet e ndarjes së dhuratës, në terren zbriti edhe djali i tij disa muajsh, Anuari, i cili shpresojmë që një ditë të shkojë hapave të babait të tij, shkruan “infOSport.mk”.
Krejt në fund pasoi edhe urimi për titullin kampion të Shkëndijës, me ç’rast kapiteni legjendarë i Renovës, Fisnik Nuhiu, kapitenit të sotëm të Shkëndijës, Besmir Bojku i dhuroi një buqet me lule.
Pas 45 minutave të para në Tetovë, Renova falë dy golave të shënuar nga Emran Ramadani po avanson ndaj Shkëndijës me rezultatin 2:1 në ndeshjen e vlefshme të javës së 36-të në LPFM.