Angellovski shpall listën, pjesë e saj plotë 6 shqiptarë

Seleksionuesi Igor Angellovski gjatë ditës së sotme ka shpallur emëroren me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet eliminatore për EURO 2020, që verdhekuqtë do ti zhvillojnë brenda 10 ditëshit të parë të qershorit, njofton “infOSport.mk”.

Që të dyja ndeshjet përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do ti zhvillojë në Shkup, edhe atë me datë 7 qershor kundër Polonisë, ndërsa vetëm 3 ditë më pas do të përballet me Austrinë.

Që të dyja ndeshjet “verdhekuqtë” do ti zhvillojnë në arenën “Todor Proeski”, ndërsa për këto përballje Angellovski ka ftuar plotë 6 futbollistë shqiptarë, përfshirë këtu edhe dyshen mbrojtëse të Shkëndijës, Visar Musliu – Egzon Bejtullai. Përveç tyre, në listë bëjnë pjesë edhe Ezgjan Alioski i Lids Junajted, Arijan Ademi i Dinamo Zagrebit, Enis Bardhi i Levantes dhe Ferhan Hasani.

Më poshtë mund të shihni listën e plotë të futbollistëve të ftuar nga ana e seleksionuesit, Igor Angellovski, ku bie në sy edhe prezenca e sulmuesit të Shkëndijës, Marjan Radeski, i cili tashmë ka lënë mbrapa lëndimin e pësuar gjatë vitit të kaluar.

Leave a Reply