Bozhinovski: Nuanca do të vendosin fituesin e finales së madhe

Epërsia e Makedonija Gj.P në finalen e sotme të Kupës ndaj Akademia Pandev, mund të jetë përvoja e futbollistëve që ka në skuadër dhe që para tyre kanë kaluar ndeshje të këtilla të mëdha, shkruan “infOSport.mk”.

Duke filluar nga portieri Jovanovski dhe kapiteni Bobi Bozhinovski, që në këmbët e tyre deri më tani kanë të zhvilluara nga 5 finale, pastaj Ostoja Stjepanoviç dhe sulmuesi Hristijan Kirovski, kjo katërshe pritet që të luaj një rol të rëndësishëm edhe në takimin e sotëm. Ndërkohë nëse këtu i shtojmë edhe sambën braziliane, me Robson da Silvan dhe të tjerët, atëherë Makedonija GJ.P shihet në një pozitë më të volitshme, edhe pse sipas kapitenit të “verdhekuqve” nga Shkupi, Bobi Bozhinovski, këtë ndeshje do ta vendosin nuanca.

“Na pret një ndeshje e vështirë ku do të duhet shumë për të luftuar. Këtë ndeshje mund ta vendosin nuanca, që d.m.th skuadra me më pak gabime dhe që do të jetë më e koncentruar mund të fitojë Kupën. E dimë që skuadra e Akademia Pandev posedon mjaft futbollistë të rinj dhe të shpejtë, ashtu që do duhet të jemi shumë agresiv dhe luftues në çdo pjesë të fushës, nëse dëshirojmë rezultat pozitiv. Në skuadrën tonë ka shumë futbollistë që kanë zhvilluar ndeshje të këtij lloji dhe mendoj se kjo do të jetë shumë e rëndësishme për këtë ndeshje” – tha kapiteni i Makedonija Gj.P në prononcimin e tij për “infOSport.mk”.

Për Makedonija GJ.P do të jetë kjo finalja e tretë në histori, pas atyre në vitin 2006, kur me një gol të Filip Ivanovskit në sekondat e fundit kishte shënuar fitore 3:2 ndaj Shkëndijës, dhe asaj të vitit 2009, kur ishte mundur nga Rabotniçki përmes penaltive nga Rabotniçki.

Në anën tjetër për Akademia Pandev do të jetë kjo ndeshja e parë që do të luaj në një finale.

Leave a Reply