Sot në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të zhvillohet finalja numër 27 në historikun e futbollit të Maqedonisë , ku mejdanin do të ndajnë skuadra shkupjane e Makedonija Gj. P dhe ajo nga Strumica, Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”.
Për Makedonija Gj.P do të jetë kjo finalja e tretë, ndërsa për Akademia Pandevin e para në historikun e tyre.
Sipas trajnerit të Akademia Pandev, Jugosllav Trençovski, gjasat për të fituar Kupën janë 50/50, ndërsa dëshira e tij është që sonte të fitojë futbolli mbi të gjitha.
“Është kjo finalja jonë e parë, në të cilën gjithsesi se do të futemi për të shënuar fitore. Realisht bëhet fjalë për një ndeshje që ka rëndësi të veçantë dhe gjasat për të fituar janë 50/50. Do të vendos një moment inspirimi i një individi të skuadrës. Unë pres një ndeshje të mirë, ndërsa po them le të fitoj futbolli, pasi pikërisht ai çdoherë është në vend të parë ” – tha enkas për “infOSport.mk”, Jugoslav Trençovski.
Ndeshja midis Makedonija GJ.P dhe Akademia Pandevit starton në ora 18:30.