“infOSport.mk” mëson emrat e reprezentuesve shqiptarë që mund ti bashkohen Shkëndijës!?

Edhe pse ende nuk ka përfunduar sezoni aktual në futbollin vendor, sukseset e Shkëndijës dhe dëshira e tyre për të bërë atë hapin final në ndeshjet ndërkombëtare, bëjnë që merkatoja për këtë skuadër, të paktën nëpër media të fillojë që tani.

Ishte një deklaratë e presidentit Visar Bexheti për “Zona Gol” në Supersport që ndezi zërat e merkatos, pasi i njëjti tha që ekziston mundësia Shkëndija gjatë afatit kalimtarë të verës të pasurohet me futbollistë të Kombëtares shqiptare.


LEXO GJITHASHTU: Shkëndija në bisedime me futbollistë të Kombëtares shqiptare!


Jo zyrtarisht “infOSport.mk” mëson se ndër emrat që mund ti bashkohen Shkëndijës janë Sabien Lilaj, emri i të cilit lidhej edhe merkaton e kaluar, pastaj Andi Lila dhe Ergys Kaçe.

Ky i fundit përfundoi aventurën e tij te Panathinaikosi grek, ashtu që tashmë duhet të rikthehet sërish te skuadra e Paok-ut, aty ku nuk është i dëshiruar dhe me shumë gjasa do të huazohet sërish, ndërsa pikërisht këtë formulë Shkëndija e sheh si mundësi të mirë për të rrëmbyer këtë super futbollistë dhe për të përforcuar pjesën ofenzive.

Andi Lila shihet si një përforcim në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku për momentin veprojnë Mevlan Murati dhe Bllagoja Todorovski, ndërsa eksperienca e reprezentuesit shqiptarë me siguri se do të ishte një forcë shtesë për Shkëndijën në ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve, ku “kuqezinjtë” do të tentojnë kësaj rradhe që edhe përfundimisht për vete të bëjnë Sabien Lilajn, i cili në qershor do të jetë një futbollistë i lirë, pasi do ti përfundojë kontrata me skuadrën azere të Gaballa. (infOSport.mk)

Leave a Reply