Reali i Madridit blindon një nga liderët e mesfushës së saj, teksa edhe zyrtarisht ka zgjatur kontratën deri në vitin 2023 me gjermanin, Toni Kros, shkruan “infOSport.mk”.
Ka qenë vetë klubi “madrilen” që përmes një komunikatë në faqen e saj zyrtare ka bërë publike zgjatjen e bashkëpunimit me Toni Kros edhe për 4 vite të tjera.
Gjermani kishte rinovuar së fundmi me Realin në verën e vitit 2016 një kontratë katër vjeçare, e cila i skadonte verën e vitit të ardhshëm (2020), por me kontratën e re ai në “Santiago Bernabeu” do të qëndrojë deri në vitin 2023.
Toni Kros te Reali i Madridit erdhi në vitin 2014 nga kampionët e Bajern Munih, dhe gjatë këtyre 5 viteve me fanellën e “mbretërve” ka zhvilluar 233 ndeshje, duke regjistruar edhe 13 gola dhe 59 asistime.