Deklarata e Ramadanit pas titullit kampion me Feronikelin

Zekirija Ramadani për herë të dytë gjatë karrierës së tij ka fituar titullin kampion në futbollin kosovar. Herën e parë një gjë të tillë Ramadani e kishte bërë me Trepçën ’89, ndërkohë këtë vit një gjë të tillë bëri me skuadrëh e Feronikelit.

Tekniku shkupjan u shpreh i lumtur me rastin e titullit kampion, duke potencuar se skuadra e tij ka merituar një gjë të tillë.

“Shumë i emocionuar, me 80 pikë të shpallesh kampion është diçka e madhe. Sakrifikuam shumë, e merituam titullin që nga fillimi dhe me këtë fitore e vulosëm që jemi më të mirët”, – deklaroi Ramadani.

Më tej ai ka folur edhe për ndeshjen e së dilës ndaj Prishtinës dhe ka thënë se kundërshtarët nuk bën as edhe një gjë të vetme.

“Ju futëm takimit për fitore sepse e dinim që nëse luajmë për barazim atëherë Prishtina do të ishte shumë e rrezikshme. Me lojën që e bëmë nuk e lamë Prishtinën të bënte asgjë”, – është shprehur Ramadani.

Leave a Reply