Ndonëse e fitoi titullin kampion të Maqedonisë së Veriut disa javë më parë, Shkëndija vetëm sot ngriti trofeun e titullit kampion, ndërsa në qytetin e Tetovës është organizuar edhe një festë me pjesëmarrjen e shumë personazheve shqiptarë të futbollit dhe jo vetëm.
Në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol”, presidenti i Shkëndijës, Visar Bexheti foli për suksesin e “kuqezinjve”, dëshirën për të bërë historinë në Europë dhe planet e merkatos, ku nuk përjashtoi që skuadrës tetovare ti bashkohen edhe futbollistë të kombëtares shqiptare.
“Në listat tona të preferencave kemi disa emra dhe kemi nisur edhe kontaktet, por emra do të kemi vetëm kur të kemi arritur marrëveshje” – tha Visar Bexheti.