Galatasaraji ka fituar Kupën e Turqisë për edicionin 2018/2019, pasi në finalen e madhe mundi ekipin e Akhisarspor të Sokol Cikalleshit me rezultatin 3:1, njofton “infOSport.mk”. Në këtë mënyrë Galata u hakmorrë për eliminimin e edicionit të kaluar në gjysmëfinale, kur Akhisarspor më pas doli edhe të triumfojë në finalen e madhe përballë Fenerbahçes.
Akhisarspor mund të ndodhte që të triumfonte edhe këtë edicion, pasi falë golit të shënuar nga Manu në minutën e 56-të avansonte deri në minutën e 80-të, mirëpo 10 minutat e fundit të takimit dolën të jenë të kobshme për skuadrën e Cikalleshit me shokë, pasi pranuan plotë 3 gola.
Gumush nga penaltia në minutën e 80-të barazoi shifrat në 1:1, duke i hapur rrugë golit të dytë që erdhi dy minuta para fundit të kohës së rregullt me autorë, Feghuli, teksa në minutën e 94-të Dianje vendosi rezultatin përfundimtarë të takimit, Akhisarspor 1, Galatasaraj 3.
Kupën e Turqisë për herë të fundit Galatsaraji e kishte fituar në vitin 2016-të, ndërsa rikujtojmë se skuadra e trajnerit Fatij Terim është në garë edhe për titullin e kampionit, transmeton “infOSport.mk”.
Dy javë para mbylljes së kampionatit elitarë turk, Galatasaraji ndanë pozitën e parë bashkë me Bashkakshehirspor, që të dyja skuadrat kanë nga 66 pikë, ndërsa nëse i’a del që të ruajë pozitën e parë, atëherë kjo skuadër do të përsëriste suksesin e sezonit 2014/2015, kur për herë të fundit kishte arritur që të triumfojë edhe në kampionat, edhe në Kupë.