Valon Hamdiu është një mbrojtës tjetër i talentuar që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare. Futbollisti kosovar i cili luan në klubin zviceran, Vintertur së fundmi ka qenë i kërkuar nga Maqedonia e Veriut dhe Kombëtarja shqiptare.
Megjithatë, Hamdiu tashmë ka vendosur ta përfaqësojë Përfaqësuesen e Kosovës.
Madje, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i’a ka dhënë shtetësinë kosovare futbollistit në fjalë.
Në grumbullimin e ardhshëm, Valon Hamdiu pritet të ftohet nga Përfaqësuesja e Kosovës U-19, e cila drejtohet nga Ramiz Krasniqi.