Didie Deshamp do të rikthehet te Juventusi, por kësaj rradhe si trajner. Sipas të përditshmes italiane, “Tuttosport”, srategu francez dëshiron ta përfundojë punën që e kishte lënë në gjysmë në vitin 2007, kur dhe e ngjiti Juventusin në “Serie A”.
Lajmi për mundësinë që Deshamp ta zëvendësojë Allegrin vjen vetëm një ditë para se presidenti i “bardhezinjëve”, Andrea Anjelli, të takohet me vetë Allegrin për ta diskutuar të ardhmen e tij te Juve.
Aktualisht Deshamp luan rolin e seleksionuesit të Kombëtares së Francës, me të cilën në Botërorin e fundit në Rusi u shpall kampion Bote. Ai me Federatën franceze të Futbollit ka kontratë deri me 21 korrik të vitit 2020, por ideja për të drejtuar Juventusin e josh francezin i cili për plotë 5 vite kishte qenë futbollistë aktiv i skuadrës nga Torino (1994-1999).