Shqipëria U20 me datë 15 maj do të zhvillojë një miqësore luksi kundër kombëtares së Katarit, njofton “infOSport.mk”.
Ekipi i drejtuar nga Ilir Biturku tashmë është grumbulluar në “Marcoussis Center” të Parisit, aty ku do të zhvillojnë dy seanca stërvitore.
Në mesin e futbollistëve të grumbulluar bëjnë pjesë edhe shkupjni Besir Ramadani, që aktualisht luan si i huazuar nga FC Shkupi te skuadra e Genç Kalemler, si dhe Belrton Sheji, pjesë e Struga Trim Lum, me të cilën skuadër sezonin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Ndeshja midis Shqipërisë dhe Katarit zhvillohet ditën e mërkurë me fillim në ora 18:00.