Milani fiton dhe Ligën e Kampionëve ende e shpreson (VIDEO)

Milani ka shënuar një fitore shumë të vlefshme në transfertën ndaj Fiorentinës në kuadër të javës së 36-të në “Serie A”, fitore kjo që mban gjallë shpresat e “rosonerëve” për një vend në Ligën e Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Xhenaro Gatuso në “Artemio Franki” shënoi fitore minimale 1:0 falë golit të shënuar nga  Hakan Çalhanogllu në minutën e 36-të.

Falë kësaj fitore “kuqezinjtë” numërojnë 62 pikë, një më pak se Interi i vendit të katërt, që ka edhe një ndeshje më pak, dhe 3 më pak se Atalanta e vendit të tretë, që gjatë ditës së sotme në terren vendas mundi Xhenoan me rezultatin 2:1.

Me po të njëjtin rezultat fitores iu gëzua edhe Lacio e Strakoshës, që megjithatë do të duhet të luftojë vetëm për një vend në Liga Europa.

Leave a Reply