Trajneri i PSZH-së “djeg” Bufonin

Trajneri i Paris Saint Germain ka alternuar gjatë gjithë sezonit Gigi Buffonin dhe Areolën, në kuadratin e portës së skuadrës franceze, duke u dhënë thuajse kohë të barabartë të dy gardianëve.

Megjithatë kontrata e italianit me klubin francez përfundon këtë sezon dhe shanset e rinovimit tashmë janë minimale, ndërsa për të konfirmuar këtë, vjen në ndihmë edhe deklarata e trajnerit Thomas Tuchel.

“Jemi i vetmi klub që bëjmë këtë rotacion dhe nuk do ta bëjmë më sezonin e ardhshëm. Nuk mund të alternojmë portierët në mënyrë të tillë, pasi kjo nuk të çon përpara”, tha gjermani.

Fjalët e Tuchel konfirmojnë qartazi se edhe nëse Buffonit do t’i ofrohet rinovimi për një tjetër sezon, kjo do të bëhet me kushtin që ai të pranojë stolin dhe të luajë vetëm në rastet kur do të jetë nevoja.

 

Leave a Reply