Igor Nedeljkoviç me gol është përshëndetur nga publiku vendas në Kratovë, aty ku të dielën zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Sileksit, njofton “infOSport.mk”.
Nedeljkoviç realizoi golin e vetëm në përballjen ndaj Shkupit, skuadër kjo e cila me këtë disfatë vetëm e konfirmoi pozitën e 8-të, atë të balotazhit, përmes së cilit do të kërkoj mbijetesën në elitën e futbollit vendor.
Në anën tjetër sulmuesi serb në mënyrën më të mirë gjeti mundësinë për tu përshëndetur me tifozët e Sileksit, pjesë e së cilës skuadër është që nga viti 2014-të.
Ai në këtë periudhë me fanellën e Sileksit ka zhvilluar 65 ndeshje, duke shënuar edhe 27 gola, 13 prej të cilëve (më së shumti) këtë edicion.
Nedeljkoviç pritet të bëjë një transferim jashtë vendit, ndërsa mungesa e tij pa dyshim se do të lënë një zbrastirë të madhe në sulmin e skuadrës nga Kratova.