Ja si duket renditja tabelare pas 33 xhirove në LPFM

Të mërkurën në program ishin ndeshjet e javës së 33-të, ku Shkëndija pasi ditë më parë kishte siguruar titullin e kampionit, i lejoi vetes një komoditet, duke barazuar pa gola ndaj Sileksit në Tetovë. Megjithatë kjo nuk luhat aspak pozitën e tyre, ndërsa edhe diferencën në pikë ndaj Vardarit, skuadër kjo që gjithashtu këtë javë u nda me barazim në derbin lokal ndaj Rabotniçkit, njofton “infOSport.mk”.

Më afër Vardarit tashmë shihet Akademia Pandevi, që numëron 56 pikë, ndërsa FC Shkupi pavarësisht disfatës ndaj Makedonija GJ.P vazhdon të ruajë pozitën e katërt me 43 pikë.

Me vetëm një pikë më pak një pozitë më poshtë ndodhet Renova, ndërsa Makedonija GJ.P tashmë mban pozitën e 6-të, duke bërë që Rabotniçki të rrezikohet dukshëm.

# Ekipi Nd. F B D G-av. Pikë
1. Shkëndija  33 22 7 4 70:24 73
2. Vardari 33 16 12 5 38:21 60
3. Ak. Pandev 33 17 5 11 42:29 56
4. Shkupi 33 12 7 14 34:37 43
5. Renova 33 11 9 13 47:44 42
6. Makedonija Gj.P 33 10 11 12 40:47 41
7. Rabotniçki 33 11 7 15 39:47 40
8. Sileksi 33 9 11 13 24:36 38
9. Bellasica 33 9 10 14 34:44 37
10. Pobeda  33 6 5 22 24:63 23

Skuadra nga “Parku i Qytetit”, që para fillimit të edicionit shihej si një ndër skuadrat pretendente për në Europë, në 3 xhirot e fundit do të duhet të luftojë për mbijetesë, edhe pse me fitore në këto ndeshje, në varësi edhe prej rezultateve të skuadrave tjera, si FC Shkupi, Renova, “romantikët” mund të prekin edhe pozitën e katërt, tek e cila shpresojnë shumë gjithë këto skuadra, gjithnjë nëse në finalen e Kupës së Maqedonisë, Akademia Pandev do të triumfonte ndaj Makedonija GJ.P., transmeton “infOSport.mk”.

Ndërkohë edhe më tej në rrezik ndodhen Sileksi i vendit të 8-të me 38 pikë dhe Bellasica, që ka një pikë më pak në pozitën e 9-të. Tashmë është e qartë se Pobeda sezonin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Dytë.

 

Leave a Reply