Shkëndija vetëm barazim, humbin Shkupi dhe Renova

Shkëndija nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e vlefshme të javës së 33-të kundër Sileksit, njofton “infOSport.mk”. Në këtë ndeshje Osmani vendosi të ju jap mundësinë futbollistëve me më pak minutazh, të cilët edhe përkundër inciativës që kishin ndaj skuadrës nga Kratova, në fund nuk arritën që të shënojnë golin e shumë kërkuar.

Një gol i Tanturovskit në minutën e 32-të vendosi fatin e FC Shkupit, që megjithatë vazhdon të mbetet në pozitën e katërt me 43 pikë, ndërsa pas tyre me një pikë më pak qëndron Renova, që në një ndeshje dramatike në Strumicë, në fund u mund nga Bellasica me rezultatin 3:2.

Akademia Pandev, ashtu edhe siç pritej me rezultatin e thellë 4:0 mundi Pobedën, teksa derbi lokal i kryeqendrës sonë midis Vardarit dhe Rabotniçkit u mbyll me barazimin 1:1, transmeton “infOSport.mk”.

Shkëndija vazhdon të kryesojë renditjen me 73 pikë, 13 më shumë se Vardari i vendit të dytë, ndërsa bëhet e zjarrtë lufta për mbijetesë, ku tashmë të sigurtë nuk janë edhe FC Shkupi dhe Renova që janë vetëm 6 pikë, respektivisht 5 larg pozitës së 9-të që aktualisht mbahet nga Bellasica.

LPFM – Java 33

SHKËNDIJA 0:0 SILEKSI
MAKEDONIJA GJ.P 1:0 FC SHKUPI
BELLASICA 3:2 RENOVA
VARDARI 1:1 RABOTNIÇKI
AK.PANDEV 4:0 POBEDA

Leave a Reply