Trajneri i Bellasicës: Vetëm 3 pikë dhe asgjë tjetër ndaj Renovës

Bellasica tashmë 5 ndeshje me rradhë nuk dinë për disfatë, ndërsa kjo seri pozitive trajneri Aco Stojanov dëshiron që të vazhdojë edhe pas ndeshjes së sotme me Renovën. Ai thotë se Renova është një skuadër e fuqishme, megjithatë opcioni i tyre i vetëm është fitorja, për të cilën do të luftojnë që nga minuta e parë.

“Sot është një ndeshje, në të cilën patjetër duhet të luajmë për fitore. Pikët nga kjo ndeshje janë shumë të rëndësishme për ne. Renova është një skuadër shumë e fuqishme, mirëpo për ne nuk ka opcion tjetër, vetëm 3 pikëve, ashtu që shpresojmë se do i’a arrijmë qëllimit” – tha trajneri Aco Stojanov në prononcimin e tij për “infOSport.mk”.

Për shkak lëndimeve edhe në ndeshjen e sotme kundër Renovës, trajneri i Bellasicës nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Stojanov dhe Todorov, teksa te Renova do të mungojë dyshja sulmuese, Stojanovski dhe Ramadani.

Leave a Reply