Trajneri i Liverpullit, Jurgen Klop nuk ka fshehur emocionet pas fitores mbresëlënëse të skuadrës së tij 4:0 ndaj Barcelonës në ndeshjen e kthimit të ½ së finales së Ligës së Kampionëve Europian.
Ai tha se gjatë karrierës së tij ka shikuar shumë ndeshje, mirëpo nuk mban mend asnjë si takimi i sontëm.
“E gjithë ndeshja, e gjithë paraqitja e skuadrës ishte fantastike, e papërsëritur. Kam shikuar shumë ndeshje në jetën time, mirëpo nuk mban mend ndonjë si ajo sonte. E kishim të vështirë për të fituar, ndërsa për të ruajtur rrjetën të paprekur, vërtetë nuk e kam idenë si i’a arritën djelmoshat ta bëjnë. E pash Xhejms Milnerin duke qarë në fushë pas përfundimit të ndeshjes. Kjo vlen shumë për ne. E di që në jetë ka gjëra edhe më të rëndësishme, mirëpo atmosferën të cilën e kemi krijuar këtu, është diçka e veçantë” – tha Klop pas përfundimit të ndeshjes.