Lacio humb nga Krotone, Empoli bie në “Serie B” (VIDEO)

Janë zhvilluar sot ndeshjet e javës së fundit në “Serie A”, me ç’rast gjithçka është bërë e ditur rreth skuadrave që do përfaqësojnë Italinë në Evropë,  por edhe ata skuadra që vitin tjetër do të luajnë një kategori të garave më poshtë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Thomas Strakoshës, Lacio është  mundur në transfertën ndaj Krotones (3:1), skuadër kjo e cila falë kësaj fitore në fund arriti që të ruajë statusin e skuadrës elitare.

Megjithatë nuk ndodhi kështu edhe me Empolin, skuadër kjo e cila u mund sonte në transfertën ndaj Palermos. Skuadra siciliane mundi 2:1 skuadrën e Frederik Veselit, duke e marrë me vete në “Serie B”, ku vitin tjetër do të luaj edhe Peskara e Ledian Memushajt.

Roma falë fitores së vështirë 3:2 ndaj Xhenoas, në fund u ndal në pozitën e dytë, duke u kualifikuar drejtpërdrejtë në Ligën e Kampionëve, derisa Napoli  një gjë të tillë do të kërkojnë të bëjnë përmes ndeshjeve kualifikuese. Atalanta e Berishës së bashku me Lacion do të luajnë në grupet e Liga Europa, derisa Milani përmes ndeshjete eliminatore do të kërkojë të ju bashkëngjitet Atalantas dhe Lacios në grupet Liga Evropa, ndërkohë Interi që sonte mundi bindshëm 5:2 Udinezen mbetet pa gara evropiane.

Jashtë Europës mbetet edhe Fiorentina që barazoi 2:2 ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Peskarës, derisa Torino në një gol shou me rezultatin 5:3 mundi Sasuolon.

SERIE A, Java 38

Cagliari 2 – 1 AC Milan 
AS Roma 3 – 2 Genoa
Sampdoria 2 – 4 Napoli
Crotone 3 – 1 Lazio 
 Fiorentina 2 – 2 Pescara
Inter 5 – 2 Udinese
Palermo 2 – 1 Empoli
Torino 5 – 3 Sassuolo

 

# Ekipi Nd. F B D G-av Pikë Forma
1. Juventus 38 29 4 5 77:27 91 Liga e Kamp.
2. AS Roma 38 28 3 7 90:38 87 Liga e Kamp.
3. Napoli 38 26 8 4 94:39 86 Kual. LK
4. Atalanta 38 21 9 8 62:41 72 Liga Europa
5. Lazio 38 21 7 10 74:51 70 Liga Europa
6. AC Milan 38 18 9 11 57:45 63 Kual. LE
7. Inter 38 19 5 14 72:49 62
8. Fiorentina 38 16 12 10 63:57 60
9. Torino 38 13 14 11 71:66 53
10. Sampdoria 38 12 12 14 49:55 48
11. Cagliari 38 14 5 19 55:76 47
12. Sassuolo 38 13 7 18 58:63 46
13. Udinese 38 12 9 17 47:56 45
14. Chievo 38 12 7 19 43:61 43
15. Bologna 38 11 8 19 40:58 41
16. Genoa 38 9 9 20 38:64 36
17. Crotone 38 9 7 22 34:58 34
18. Empoli 38 8 8 22 29:61 32 Serie B
19. Palermo 38 6 8 24 33:77 26 Serie B
20. Pescara 38 3 9 26 37:81 18 Serie B

Leave a Reply