Skuadra kampione e Maqedonisë, Shkëndija vazhdon të mendojë për të ardhmen, ndërsa si rezultat ka ardhur edhe rinovimi i kontratës me një prej futbollistëve më të rinjë të ekipit të parë, 18 vjeçarin Leard Sadriu.
Mbrojtësi kosovar me Shkëndijën kishte kontratë deri në vitin 2021, ndërsa në bazë të kontratës së re, ai me “kuqezinjtë” nga Tetova është lidhur deri verën e vitit 2023.
Sadriu te Shkëndija erdhi dy vite më parë nga rradhët e skuadrës së Ferizajit si talent i madh, gjë të cilën e dëshmoi edhe me fanellën “kuqezi”.
Vazhdimi i kontratës me këtë futbollistë erdhi me me rekomandim të stafit teknik me në krye Qatip Osmani, i cili ka mbetur mjaft i kënaqur me performancën e këtij 18-vjeçari, çdoherë që i është dhënë rasti.
Sadriu gjatë sezonit të kaluar historik, kur Shkëndija u shpall kampione dhe fitojë Kupën e Maqedonisë, regjistroi dy paraqitje, ndërsa gjatë sezonit aktual, mbrojtësi kosovar numëron 4 paraqitje.