Revolucion te Juventus. Është ky titulli i gazetës italiane “Corriere dello Sport”, e cila bën me dije se skuadra kampione e Italisë do të shesë plotë 5 titullarë gjatë merkatos së verës.
Ndër emrat që përmend kjo gazetë, janë ato të Miralem Pjaniç, Daglas Kosta, Mario Manxhukic, Aleks Sandro dhe Huan Kuadrado.
Përveç kësaj, e ardhmja e Dybalas mbetet për t’u vlerësuar, nga të cilat një thesar i çmuar mund të arrijë për të përforcuar mesfushën me Eriksen.
Por për Juventusin nuk do të jetë e lehtë për të marrë mesfushorin danez, i cili thuhet madje se ka arritur marrëveshje me Realin e Madridit.
Në rast dështimi të kësaj piste, ata kanë piketuar edhe mesfushorin e Lionit, Ndombele, kartoni i të cilit vlerësohet në 20 milion euro, ndërsa gjithashtu synojnë të afrojnë edhe talentin e Benfikës, Zhoao Feliks, çmimi i të cilit kap shifrën e 120 milion eurove.