Arsllani grumbullon 10 shqiptarë për dy miqësoret me Shqipërinë

Përfaqësuesja e Maqedonisë U18 gjatë kësaj jave do të zhvillojë dy miqësore kundër kombëtares së Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”.

Që të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin e Sopotit në Librazhd, ndërsa tashmë seleksionuesi Shkumbin Arsllani  ka bërë publike edhe listën e lojtarëve të grumbulluar. Në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe 10 futbollistë shqiptarë, 3 prej të cilëve luajnë jashtë Maqedonisë, 4 vijnë nga rradhët e Shkëndijës, 2 nga skuadra e Vardarit dhe Behar Feta nga ekipi i Nju Stars.

“Është ky grumbullimi ynë i parë me gjeneratën U18 dhe shpresoj se do të bëjmë paraqitje të mirë. Jam i sigurtë se do të mundohemi të luajmë maksimalisht me përgjegjësi dhe me një disciplinë, ndërsa qëllimi ynë është që të arrijmë rezultate pozitive që në të dyja ndeshjet. Me rëndësi për ne është që të bindemi në cilësitë e futbollistëve, në veçanti të atyre nga kampionati vendor, ndërsa gjithashtu pres nga futbollistët që do të marrin shansin ta shfrytëzojnë momentin e tyre” – është shprehur seleksionuesi Shkumbin Arsllani për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Ndeshja e parë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë U18 do të zhvillohet me 23 prill (e martë) me fillim në ora 16:00, ndërsa ndeshja e dytë në program është me datë 25 prill (e enjte) me fillim në ora 13:00.

MAQEDONIA U18
PORTIERË: Marko Alçevski (Ak. Pandev), Ivan Nikollovski (Pobeda)
MBROJTJE: Ali ASANI (Vardar), Besfort ARIFI (Mastriht – Holandë), Benjamin DALIPI (Hrvatski Dragovoljac – Kroaci), Filip Kostovski (Nju Stars), Altrim AJKUPI (Shkëndija), Aleksandar Gjurkovski (Vardar), Imran FETAI (Shkëndija), Gorazd Stojmenov (Nju Stars), Spase Terziev (Ak. Pandev), Anatolij Petejçuk (Vardar);
MESFUSHORË: Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Redon QAMILI (Shkëndija), Luka Stankovski (Rabotniçki), Ivan Nikollov (Ak. Pandev), Behar FETA (Nju Stars), Fiton ADEMI (Shkëndija), Mario Ilievski (Septemvri Sofje – Bullgari), Leonid Ignjatov (Vardar), Enis MUSAI (Bazel – Zvicër);
SULMUES: Metodi Maksimov (Rabotniçki), Azer Omeragiq (Vardar), Atom FAZLIU (Vardar);

Leave a Reply