Shkëndija vazhdon pa gabime në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, teksa të shtunën në kuadër të javës së 29-të mundi Makedonija GJ.P me rezultatin 4:2, njofton “infOSport.mk”.
Me këtë “kuqezinjtë” vazhdojnë të kryesojnë renditjen në elitën e futbollit vendor me 66 pikë, 12 më shumë se Vardari, që dje iu hakmorrë Renovës, duke shënuar fitore 2:0 në Shkup.
Pas tyre vazhdon të qëndrojë Akademia Pandev me 47 pikë, ndërsa një lëvizje pozitive prej 3 vendeve ka bërë FC Shkupi, që mundi Pobedën në transfertë.
Skuadra nga Çairi numëron 39 pikë, po aq sa ka edhe Rabotniçki në vendin e 5-të, ndërkohë Renova me 36 pikë mban pozitën e 6-të.
Vetëm me një pikë më pak Makedonija GJ.P mban pozitën e 7-të, Sileksi vazhdon të ruajë pozitën e 8-të me 31 pikë, ndërkohë në dy pozitat e fundit renditen Bellasica dhe Pobeda, me 27 pikë, gjegjësisht 20 pikë.
# | Ekipi | Nd. | F | B | D | G-av. | Pikë |
1. | Shkëndija | 29 | 20 | 6 | 3 | 63:21 | 66 |
2. | Vardari | 29 | 15 | 9 | 5 | 32:17 | 54 |
3. | Ak. Pandev | 28 | 14 | 5 | 9 | 32:23 | 47 |
4. | Shkupi | 29 | 11 | 6 | 12 | 30:29 | 39 |
5. | Rabotniçki | 29 | 11 | 6 | 12 | 36:40 | 39 |
6. | Renova | 29 | 9 | 9 | 11 | 34:37 | 36 |
7. | Makedonija Gj.P | 29 | 8 | 11 | 10 | 35:41 | 35 |
8. | Sileksi | 29 | 7 | 10 | 12 | 20:35 | 31 |
9. | Bellasica | 29 | 6 | 9 | 14 | 25:39 | 27 |
10. | Pobeda | 28 | 5 | 5 | 18 | 20:45 | 20 |