Boreci ka shënuar fitore të pastërt 4:0 ndaj Vardar Negotinës, duke vazhduar serinë e ndeshjeve pa gol të pranuar në Ligën e Dytë – Lindje, njofton “infOSport.mk”.
Gjorgji Gjorgjiev me dy gola të shpejtë në minutat 36 dhe 37 bëri që Boreci në pushim të shkoj me dy gola epërsi, ndërsa dy golat e tjerë të pjesës së dytë mbajnë firmën e Marko Gjorgjievskit (71’) dhe Simeon Hristov (74’).
Ka vazhduar seria pozitive e Bregallnicës, që sot shënoi fitore 3:0 ndaj Detonit Junior. Ishte kjo ndeshja e 9-të me rradhë që Bregallnica nuk dinë për disfatë, duke regjistruar fitoren e 6-të.
Për dallim nga Bregallnica dhe Boreci që shënuan fitore komode, Tikveshi u ndal në barazim 1:1 në transfertën në Kamenicë ndaj Sasa-s, Kit Go shënoi fitore 2:1 ndaj Kozhuvit, ndërkohë Plaçkovica shënoi një fitore shumë të rëndësishme përballë Partizan Obrshanit në transfertë.
LDFM- Lindje, Java 22 |
|||||||||||||||
|