Renova në krizë, pëson edhe disfatën e tretë me rradhë (VIDEO)

Renova ka pësuar edhe disfatën e tretë me rradhë dhe të katërtën në 5 ndeshjet e fundit, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Xhepçishti në takimin e sotëm, i vlefshëm për javën e 29-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë u mund në transfertën në Shkup ndaj Vardarit me rezultatin 2:0, duke vazhduar në këtë mënyrë serinë negative të rezultateve.

Vardari golin e parë e realizoi në minutën e fundit të pjesës së parë, kur Filip Najdovski shënoi në rrjetën e Gjuriq, teksa golin e sigurisë për skuadrën “kuqezi” nga Shkupi e realizoi braziliani Zhuninjo në minutën e 50-të.

Falë kësaj fitore Vardari vazhdon të mbajë pozitën e dytë në tabelë me 54 pikë, ndërkohë pas kësaj disfate Renova është shumë larg ëndërrës, pozitës së tretë në tabelë që siguron një vend për në Liga Europa.

Leave a Reply