Umit Karan ul në bankinë Angellovin dhe Serxhion, 17-vjeçari Muharem titullarë

Umit Karan para pak çastesh ka bërë publik formacionin me të cilin do të zbres në fushë në përballjen ndaj Pobedës, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 29-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse Serxhio dhe Angellov janë rikthyer në skuadër, strategu turk ka vendosur që të dy ti ul në bankinë, duke i dhënë hapësirë sërish 17-vjeçarit Suhel Muharem, që në ndeshjen e fundit ndaj Sileksit doli të jetë figura kryesore, duke shënuar një gol dhe duke përfituar një penalti.

Bashkë me të në sulm do të jetë edhe Berat Ustabashi, ndërsa pas tyre në roline  fantazistit do të veprojë Besar Iseni.

Ndeshja midis Pobedës dhe FC Shkupit starton në ora 16:00 dhe e njëjta do të zhvillohet në stadiumin “Nikolla Mantov” në Koçani.

Leave a Reply