Për shkak zgjedhjeve presidenciale, ndeshjet e javës së 29-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do të zhvillohen nesër (e shtunë) dhe jo siç jemi mësuar deri më tani, të dielave, njofton “infOSport.mk”.
Në mnungesë të ndonjë ndeshje derbi, si e tillë mund të konsiderohet ajo në Shkup në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, ku Vardari do të mirëpret Renovën. “Kuqezinjtë” nga Shkupi do të kërkojnë hakmarrje për atë disfatë të thellë 4:0 në Tetovë, ndërsa Renova fitoren, me të cilën do mbante gjallë shpresat për një vend në Europë.
Skuadra e Shkëndijës që është shumë pranë titullit të tretë kampion në histori, në Tetovë do të mirëpret Makedonija GJ.P., ndërkohë FC Shkupi si mysafir ndaj Pobedës do të luaj në Koçani në stadiumin “Nikolla Mantov”, transmeton “infOSport.mk”.
Në Turnovë do të zhvillohet derbi lokal mes skuadrave nga Strumica, Akademia Pandevit dhe Bellasicës, teksa në Kratovë, Sileksi do të jetë nikoqir i Rabotniçkit, skuadër kjo që me Bllazhevskin në krye nuk dinë për disfatë.
LPFM – Java 29 |
|||||||||||||||
|