Skuadra e Valencias është kualilfikuar për në gjysmëfinale të Liga Europës, pasi si vendas me rezultatin 2:0 mundi Viljarealin, njofton “infOSport.mk”.
Në ndeshjen e parë skuadra e trajnerit Marselinjo kishte shënuar fitore 3:1, ashtu që me rezultatin e përgjithshëm 5:1 siguroi një vend në mesin e 4 skuadrave më të mira në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian.
Ndeshja në “Mestalja” u karakterizua me një shi të rrëmbyeshëm, që megjithatë nuk ju pengoi futbollistëve vendas të shënojnë dy herë në rrjetën e “Nëndetëses së Verdhë” me autorë Toni Lato (13’) dhe Dani Pareho (54’).
Në ½ e finales Valencia do të përballet me Arsenalin.