Çelzi dhe Slavia Praga kanë zhvilluar një super ndeshje sonte në “Stmeford Brixh” në ndeshjen e kthimit të ¼ së finales, ku u shënuan gjithsej 7 gola, njofton “infOSport.mk”. Ishte skuadra angleze ajo që triumfoi në fund me rezultatin 4:3, rezultat ky i ngjashëm me atë të ndeshjes së mbrëmshme në kuadër të Ligës së Kampionëve midis Mançester Sitit dhe Totenhamit.
Mirëpo sonte megjithatë nuk pati aq shumë dramë, ashtu që skuadra “blu” nga Londra me rezultatin e përgjithshëm 5:3 pa porbleme u kualifikua për në gjysmëfinale, aty ku do e pret përballja me skuadrën gjermane të Ajntraht Frankfurtit.
Pedro Rodrigez shënoi dy gola në këtë ndeshje, ndërsa kontriuboi edhe në dy golat tjerë të shënuar në rrjetën e Slavia Pragës, transmeton “infOSport.mk”.
Që të gjithë 4 golat, Çelzi i realizoi gjatë pjesës së parë, që u mbyll me shifrat 4:1, ndërsa gjatë pjesës së dytë skuadra çeke me anë të Peter Shevçik shënoi dy gola të shpejtë, që në fund vlejtën vetëm për statistikë.