Barcelona mund të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve me plotë 4 skuadra të ndryshme, njofton “infOSport.mk”.
Mbrëmë skuadra e trajnerit Ernesto Valverde eliminoi Mançester Junajtedin në kuadër të ndeshjeve çerekfinale, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale, dhe duke iu bashkuar tre klubeve tjera të Barcelonës, që më herët kishin siguruar një vend për në mesin e katër skuadrave më të mira në kompeticionet ku po marrin pjesë.
Messi dhe shokët e tij iu bashkuan skuadrës së femrave, ekipit U19 dhe ekipit të futsalit.
⚽😍 We’ve reached the continental semifinals in four sports!
✅ @ChampionsLeague
✅ @UEFAYouthLeague
✅ @UWCL
✅ @UEFAFutsal🔵🔴💪 Let’s go, Barça! pic.twitter.com/TNRET8wTo2
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 17, 2019
Vashat e Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të përballen me Bajernin e Munihut. Ndeshjen e parë këto dy skuadra në konkurrencë të femrave do ta zhvillojnë me 21 prill në Munih, teksa ndeshja e kthimit në “Miniestadi” në Katalunjë, në program është me 28 prill.
Të rinjtë e “La Massia” në kategorinë Juvenil A (moshën deri 19-vjet) gjithashtu do të luajnë në ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për të rinj. Në kuadër të ndeshjeve çerekfinale ata eliminuan Lionin, ndërsa për një vend në finalen e madhe do të diskutojnë bashkë me Çelzin.
Lojtarët e Barcelonës Lasa, të cilët përfaqësojnë “katalunasit” në ndeshjet e Ligës së Kampionëve në futsal, pasi dolën të parët në grupin e tyre në ndeshjet rrethit elitarë, siguruan një vend për në ndeshjet gjysmëfinale, aty ku do të përballen me skuadrën kazake të Kairat Almati.