Eliminimi i Juves nga Ajaksi, tifozët gjejnë fajtorin!

Juventusi mbrëmë u eliminua nga Liga e Kampionëve, pasi u mund 1:2 nga Ajaksi, duke i dhënë fund aventurës europiane për këtë edicion.

Edhe pse dëshira e tyre ishte që të arrijnë sa më larg në kompeticionin më të rëndësishëm europian, ata edhe me Ronaldon, blerjen e tyre më të shtrenjtë në histori, nuk arritën dot të luajnë as në gjysmëfinale.

Ky fakt ka bërë që tifozët bardhezi të mos përmbahen në rrjetet sociale, duke bërë fajtor kryesor, trajnerin Masimiliano Allegri.

“Alegri Out”, “Nëse ke dinjitet, jep dorëheqjen!”, “Frikacak”, – këto ishin vetëm disa nga postimet e tifozëve “biankonerë” nëpër rrjetet sociale, që nuk kanë ngurruar të shprehin pakënaqësinë e tyre kundrejt trajnerit të tyre.

Alegri po mbyll sezonin e pestë te Juventusi, me të cilën skuadër ka dominuar në Itali, mirëpo jo edhe në Europë.

 

Leave a Reply